Politika e komunitetit

Teksti i mëposhtëm është vetëm një përkthim informues. Versioni ligjor i vlefshëm është i mundur nëAnglisht.
Data e efektit: April 21, 2022

Chess.com është bërë komuniteti më i madh online për shahun me miliona anëtarë aktivë që përfaqësojnë çdo shtet në planet. Qëllimi ynë është të krijojmë një vend të sigurtë, të argëtueshëm dhe të drejtë për të gjithë fansat që të shijojnë lojën.

Inkurajojmë të gjithë anëtarët ti trajtojnë të tjerët ashtu sic do të donin të trajtoheshin vetë dhe të ndjekin rregullat specifike më poshtë. Lojtarët dhe anëtarët e komunitetit të cilët nuk pajtohen me këto rregulla do të bëhen subjekt i lajmërimeve, privilegjeve të hequra, dhoma loje të veçuara madje dhe do t'u mbyllet llogaria. Ne kemi të drejtën për të ndryshuar Politikën e Komunitetit në çdo kohë. Pajtueshmëria me Politikën e Komunitetit nuk përbën hyrje të garantuar në të ardhmen në Chess.com ose përdorimin e Shërbimit.

Sjellja e Komunitetit

  • Ji i sjellshëm, ndihmues, dhe zemërbutë
  • Nuk do të tolerojmë rracizëm, seksizëm, fanatizëm apo kërcënime të dhunshme
  • Mos abuzoni, sulmoni, kërcënoni, diskriminoni apo të keqtrajtoni antarë të tjerë në çfardo mënyrë
  • Mos huto me biseda, postim ofendues apo të postosh përmbajtje të pakuptimta që hutojnë
  • Mos posto spame, reklama apo të kopjosh/ngjisësh komente e mesazhe
  • Mos e tepro në promovimin e klubit
  • Mos diskuto haptazi e kudo për çështje politike apo fetare
  • Mos posto përmbajtje të turpshme apo pornografike
  • Mos diskuto aktivitete të paligjshme
  • Mos hapni më shumë se dy llogari (një llogari e dytë, anonime lejohet për qëllime trajnimi)

Korrektësi

  • Mos i braktisni shpesh lojërat
  • Mos i lë në pritje të panevojshme kundërshtarët
  • Mos u shkëput apo të largohesh pa u dorëzuar në humbje
  • Mos ngacmo ose akuzo kundërshtarët
  • Ndiq Politika e Lojës së Ndershme

Nëse ke ndonjë pyetje rreth politikave tona, ju lutemi të na kontakoniSkuadrën e Ndihmës .