Artikuj
Sa lojtarë shahu ka në botë?

Sa lojtarë shahu ka në botë?

CHESScom
| 131 | Qejf & Vogëlsira

"Askush nuk e di, madje as me përafërsi, se sa njerëz luajnë shah dhe askush nuk mund të pretendojë ta dijë." -- Edward Winter1

A është shahu loja më popullore në botë?

Ndërsa ashkush nuk mund t'a thojë me siguri, ja disa përllogaritje të numrave të lojëtarëve të shahut, anëtarë të Chess.com, lojtarë turneu dhe mjeshtra shahu.

Lojëtarë total: 600,000,000

Masa më e cituar e numrit të lojëtarëve të shahut që kanë luajtur në vitin e shkuar u parashikua nga FIDE (Federata Nderkombëtare e Shahut) në 20122. Numri doli nga përllogaritjet e sondazheve të YouGov.

Përllogaritjet e tjera shkojnë deri në një miliard, një vlerësim i bazuar nga të thënat e njerëzve, dhe nga vlerësimi primar i FIDE-s i llogaritur 200-300 milionë3. Ndësa askush nuk mundet të identifikojë me siguri numrin e vërtetë të lojëtarëve, është e qartë që shahu është lojërat më popullore në kohën e sotshme dhe në të shkuarën.

Chess Players In Central Park | Robert Hess

Lojëtarë shahu që mbushin Parkun Qendror në NY. | Foto: Robert Hess.

Anëtarë të Chess.com: 20,000,000+

Në kohën që shkruhet ky artikull, Chess.com i ka kaluar 20 milionë anëtarë. Një numërim live i numrit të anëtarëve të Chess.com është gjithmonë i mundur tek Faqja Kryesore e Chess.com.

Nga këto, gati mbi një milionë janë aktiv përditë. Ndërsa Chess.com është siti më popull i shahut dhe ka aplikacionin më popullor në botë të shahut (dhe më të mirin sipas mendimit tim!), ka edhe miliona lojëtarë të tjerë që luanë shah ne site dhe aplikacione të tjerë nëpër botë.

A do që ta provosh Chess.com sot? Krijo një llogari falas!

20,000,000 members on Chess.com

Lojëtar turneu: 360,000+

FIDE ka mbi 360,000 lojëtarë turneu aktiv në databazën e vet4. Lojëtarët e shahut janë regjistruar në FIDE kur ata konkurojnë në një event ndërkomëtar shahu me pikë. Ndërsa këto evente janë zakonisht të hapur për të gjithë lojëtarët e interesuar, vetëm lojëtarët më seriozë arrijnë deri në këtë nivel.

Gati 185 kombe dhe shtete kanë anëtarësi në FIDE5. Shumë nga këto kombe anëtare mbajnë gjithashtu listën e tyre me lojëtarë të regjistruar shahu nëpër turne. Për shembull, në 2016, Federata e shahut e SHBA tregoi se kishte mbi 85'000 anëtarë të regjistruar shahu nëpër turne6. Vetëm një pjesë e këtyre jane të regjistruar ndërkombtarisht në FIDE.

FIDE Chess

Mjeshtra shau: 1,594 veta dhe në rritje

Titulli më i lartë në shah është GM (Mjeshtër Nderkombëtar), një titull qe jepet nga FIDE7. Për të fituar këtë titull, një lojëtar shahu duhet të arrijë një nivel shumë të lartë loje në vazhdimësi, duke fituar tre "norma grandmasteri" dhe duke arritur një Elo prej 2500 pikësh. Vetëm një përqindje shumë e vogël e lojëtarëve të turneve e arrijnë këtë nivel.

Në kohën e shkrimit të këtij artikulli, janë 1,594 mjeshtra shahu në botë. Nga këta 1,559 janë meshkur dhe 35 janë femra. Ky porporcion është i qëndrueshëm edhe në numrin e meshkujve dhe femrave që luajnë shah.

Judit Polgar

GM Judit Polgar fitoi titullin Mjeshtre Ndëkombëtare kur ishte 15 vjeçe e 4 muaj. Në atë kohë, ajo ishte mjeshtrja më e re e të gjitha kohërave. | Photo: Wikipedia.

Citations:

  1. Edward Winter on counting chess players
  2. FIDE press release
  3. David Kaplan, CEO of Development for FIDE
  4. FIDE member list
  5. FIDE
  6. US Chess
  7. Grandmaster
Me shumë se CHESScom
Si të luash Shah - Rregullat + 7 Hapat e Parë

Si të luash Shah - Rregullat + 7 Hapat e Parë

10 Kurthet më të Mira të Shahut

10 Kurthet më të Mira të Shahut