Artikuj
10 Kurthet më të Mira të Shahut
Zbulo 10 shembujt më të mirë të trukeve dhe kurtheve të shahut.

10 Kurthet më të Mira të Shahut

CHESScom
| 261 | Taktikat

Truket dhe kurthet e shahut gjithmonë kanë tërhequr vëmëndjen e imagjinatës dhe mirënjohjen e fansave për aq kohë sa shahu është luajtur. Një kurth i mirë zhvillon ide taktike, kombinime dhe koncepte mbreslënëse që na tërheqin vëmendjen dhe i rezistojnë kohës. Kurthet në këtë artikull do ju japin ide ti provoni në lojrat tuaja!

1. Kurthi i Arkës së Noesë

Kurthi i Arkës së Noesë ka për qëllim të vendosë në kurth oficerin e të Bardhit që sulmon në hapje, pas disa lëvizjeve detyruese. Ky kurth vlen për të ziun Hapja e Ruy Lopez.

2. Kurthi Légal

Ky kurth i ka rrënjët që në shekullin e 18-të, quhet kështu për nder të Sire de Légal. Kurthi më i preferuar për shumë lojtarë shahu përfshin një flijim të bukur të mbretëreshës.

3. Kurthi Cambridge Springs

Kurthi Cambridge Springs vjen nga një vijëmësi popullore lëvizjesh tek Hapja e Mohuar e Mbretëreshës.

4. Kurthi Lasker

Kurthi Lasker ka marrë emrin nga Kampioni i dytë Botëror Emanuel Lasker. Pjesa më e bukur është se ushtari nën promovohet si rrallëherë në kalë. I ziu luan Albin-hapja kundër sulmuese për të pasur mundësi kundër sulmi tek hapja e të bardhit me mbretëreshë.

null

Kampioni i 2të i Botës Emanuel Lasker

5. Kurthi Rubinstein

Kurthi Rubinstein ka marrë emrin e një tjetër kampioni shahu Akiba Rubinstein. Ky kurth i mprehtë tek më e pakta fiton një ushtar, por gjithashtu nëse i ziu bëhet lakmues mund të çojë në kurth mbretëreshën.

null

Akiba Rubinstein

6. Kurthi Siberian

Ky kurth në Hapjen Smith-Morra ka korrur shumë viktima në të gjitha nivelet! Duket sikur i Bardhi po bën lëvizjet zhvilluese normale dhe papritur humbet mbretëreshën apo zihet shah mat!

7. Kurthi Fajarowicz

Ky kurth tinëzar vjen nga Hapja Budapest. I ziu sakrifikon dy gurë të vegjël për të fituar mbretëreshën e bardhë.

8. Kurthi Blackburne Shilling

Në këtë kurth, i Ziu thyen të gjitha pricipet e hapjeve normale në mënyrë që të kapë të Bardhin pa mendje. Në fillim, duket sikur i Ziu po luan i shkujdesur por pas 5...Qxg2 e kupton se kush është vërtet në telash! Ky kurth vjen nga variaconi i lojës Italiane, ose Giuoco Piano.

9. Kurthi i Hapjes Englund

I Ziu me trimëri (apo i shkujdesur!) përballet 1d4 me 1...e5?! Kjo është shumë provokuese kur ti luan hapje me të Ziun! Ky kurth ka disa ide taktike dhe përfundon me të Ziun që zë shah mat të Bardhin pavarsisht gurëve që janë shkëmbyer.

10. Kurthi 'Kallam Peshkimi'!

Si për ta mbyllur këtë seri kurthesh zgjodhëm një lëvizje argëtuese kundër Ruy Lopez. Kali në g4 është karremi, dhe ushtari në h5 është kallami gati për të kapur ndonjë pa mendje! Ky kurth është argëtues për ta provuar në lojërat tua online ose tek për tek në blitz.

Cilat janë disa nga hilet apo kurthet e tua të preferuara të shahut? Ju lutemi përmendini më poshtë që të argëtohen të gjithë! Mund të përdorësh GIF bërësin tonë të ri për të ndarë lojërat!

Me shumë se CHESScom
Si të luash Shah - Rregullat + 7 Hapat e Parë

Si të luash Shah - Rregullat + 7 Hapat e Parë

Sa lojtarë shahu ka në botë?

Sa lojtarë shahu ka në botë?